14 Janar 2025

AI: Serbia po mbron kriminelët e luftës

Gjenevë, 5 nëntor - Kriminelët e luftës në Serbi po i shpëtojnë drejtësisë, thuhet në një raport të “Amnesty International” (AI) të publikuar të martën nga mediat serbe.

Ky raport fillimisht ishte publikuar në qershor në anglisht, por mediat serbe e kanë risjellë edhe njëherë në vëmendje të publikuar në gjuhën e tyre.

Në këtë raport analizohen problemet që ka sistemi gjyqësor në Serbi si dhe identifikohen pengesat për hetimin dhe ndjekjen penale të kriminelëve në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Në një reagim të AI-t thuhet se është shqetësues mungesa e përparimit që duhej të ishte bërë që nga publikimi i raportit. Në veçanti, Serbia ka dështuar “të hetojë zyrtarë të lartë ushtarakë e policorë” të përfshirë në krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Në këtë raport AI i propozon qeverisë serbe një sërë masash për ndëshkimin e krimeve të luftës sipas ligjit ndërkombëtar, që është zbatuar nga shumë shtete në botë me probleme të ngjashme.

Ndër të tjera thuhet se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës mbesin ende të larta, që kur kjo e fundit shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Përgjegjësia për mosndëshkimin e kriminelëve të luftës bie edhe ndaj misionit të OKB-së në Kosovë, i cili sipas AI-t nuk ka hetuar në mënyrë të duhur për personat e zhdukur pas luftës së Kosovës me Serbinë në vitet 1998-1999. Një rezolutë e OKB-së e vitit 1999 kishte obliguar UNMIK-un që të mbronte dhe promovonte të drejtat e njeriut në Kosovë në pajtim me “standardet e njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut”.

Bazuar në hulumtimin mbi 10 vjeçar dhe në mbi 150 ankesa, AI vlerëson se UNMIK-u në Kosovë “ka dështuar rëndë” që të hetojë përgjegjësinë potenciale kriminale, duke çuar kështu në një “klimë të mosndëshkimit” që ende vazhdon në Kosovë.

AI në këtë komunikatë për media thotë se me mijëra viktimave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci e Kosovë u është mohuar drejtësia.

Vetëm një numër i vogël i tyre janë dëmshpërblyer për shkelje që u janë bërë.

Shumë prej familjarëve dhe të afërmeve të të zhdukurve presin prej 15 vitesh të zbulohen përgjegjësit për vrasjen e tyre, presin rikthimin e mijërave të të zhdukurve pa nam e nishan.

Me mijëra gra dhe vajza që ranë pre e dhunës  seksuale ende presin ndëshkimin e abuzuesve, që sigurisht s’kanë qenë 10, 20, por mi qindra e ndoshta me mijëra në radhët e ushtrisë gjakatare serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)