12 Janar 2025

Ahmeti: Dhuna e destabilizimi nuk janë interes i shqiptarëve

Shkup, 14 maj - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti takoi në Shkup përfaqësuesin Special të OSBE-së për Ballkanin Perendimor, Ambasasorin Gerard Stoudman dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e komuniteteve, Astrid Thors.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.

Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.

OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes, thuhet në njoftimin e Zyrës së BDI-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)