12 Janar 2025

Afër 100 000 refugjatë në Kroaci

Zagreb, 2 tetor - Policia kroate ka thënë se numri i migrantëve që kanë hyrë në këtë vend qysh në mes të shtatorit, mund të arrijë sot në 100,000.

Ministri i Brendshëm, Ranko Ostojiq, ka thënë se mbi 97,000 njerëz kanë kaluar tashmë nëpër territorin kroat dhe se mijëra të tjerë priten deri në fund të ditës apo gjatë natës.

Kroacia i çon në kufi me Hungarinë migrantët që hyjnë nga Serbia.

Kroacia është bërë vend tranzit për ta nga gjysma e shtatorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve.

Migrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, shpresojnë të arrijnë në vende më të begatta të Evropës, si Gjermania dhe Suedia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)