6 të vdekur nga vullkani në Indonezi
Shpërthimi dje në malin Sinabung në provincën e Sumatrës Veriore çliroi hi vullkanik mbi fshatin Gamber, që ndodhet katër kilometra nga krateri i vullkanit.
Zyrtarët thonë se vullkani në pjesën perëndimore të vendit vazhdon të shfaqë aktivitet sot, duke e bërë të vështirë të dërgohen ekipe kërkim-shpëtimi për viktimat dhe të mbijetuarit.
Vullkani ka qenë në gjendje të fjetur prej katër shekujsh, por filloi të riaktivizohet në shekullin e 21-të.
Indonezia është një vend me aktivitet sizmik, pasi ndodhet mbi të ashtu-quajturën, Unaza e Zjarrit në Paqësor, një varg vullkanesh dhe linjash ku takohen pllakat tektonike në tabanin e Oqeanit Paqësor.