5,500 të vdekur nga tërmeti në Nepal
Kathmandu, 30 prill - Autoritetet në Nepal kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues ka arritur në gati 5,500.
Policia në kryeqytetin Kathmandu ka thënë se 5,489 njerëz kanë vdekur, ndërsa 11,440 janë plagosur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar me kryeministrin e Nepalit, Sushil Korala, për ti ofruar ndihmë për të mbijetuarit, përfshirë edhe ndihmën ushtarake të SHBA-së.
Kombet e Bashkura kanë bërë apel për 415 milionë dollarë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, që ka ndodhur më 25 prill.