174 të burgosur arratisen nga një burg në Haiti
Port-au-Prince, 24 tetor - Të paktën 174 të burgosur, disa të amatosur u arratisën dje nga burgu gjatë trazirave kundër autoriteteve në një burg në Haiti ku u shënuan 2 të vdekur dhe shkaktuar arratisje masive, sipas policisë cituar nga media lokale.
Të paktën një supervizor i burgut u vra dhe dy të tjerë u plagosën në burgun e Arcahaie, që shtrihet në bregun e Arcadins në veriperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, referuar gazetës La Nouvelliste që citon drejtorin e këtij burgu.
Një i burgosur vdiq gjatë ngjitjes në një mur të lartë ndërsa dy të tjerë janë shtruar në spital, konfirmoi drejtori i këtij institucioni, Heurtelou Paul Colson cituar nga gazeta.
Njësitë e forcave speciale të policisë janë në vendngjarje për të rendosur rendin, deklaroi zyra e kryeministrit në një deklaratë.
Autoritetet refuzuan të konfirmonin numrin e saktë të të arratisurve dhe viktimave.