17 emigrantë të vdekur në brigjet italiane
Romë, 30 maj - Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 217 emigrantë të paligjshëm që vinin nga brigjet libiane, duke raportuar dhe vdekjen e 17-të të tjerëve.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA., njofton se marina ishte njoftuar për rrezikun e mbytjes së anijes nga thirrja telefonike me satelit e njerit prej emigrantëve .
Policia italiane ka nisur të hetojë shkaqet e aksidentit të së premtes, duke pyetur të mbijetuarit e anijes.
UNHCR njofton se ky është aksidenti i fundit me pasojë vdekjen e emigrantëve të paligjshëm, pas 3 500 emigrantëve afrikanë, viktima të udhëtimit drejt Italisë për të kaluar më pas në vendet e tjera europiane.
Sipas ministrisë së brendshme italiane qysh nga fillimi i majit 33 mijë emigrantë kanë mbërritur në këtë vend, rreth 15% më shumë se vitin e kaluar.
Kryeministri italian Renzi ka ripërsëritur thirrjen për një ligj të së drejtës ndërkombëtare, lidhur me emigracionin e paligjshëm.