147 të vrarë në universitetin e Kenias
Sulmuesit e armatosur rëndë sulmuan Universitetin Garissa të enjten, duke vrarë dy rojet e sigurisë, dhe duke qëlluar me armë pa dallim mbi studentët.
Katër të armatosurit u rrethuan përfundimisht në një konvikt, dhe vdiqën kur veshjet e tyre vetëvrasëse shpërthyen. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës nga al-Shabab. Dëshmitarët rrëfyen se militantët i veçonin të krishterët dhe më pas gjuanin drejt tyre.
Më shumë se 500 studentë arritën të shpëtojnë, 79 prej të cilëve janë plagosur. Një person tjetër i armatosur thuhet se është arrestuar. Eric Wekesa, një student në Garissa, tha për Reuters se ai ishte mbyllur në dhomën e tij, duke pritur që rreziku të përfundonte.
\"Ajo që kam arritur të dëgjoj prej tyre është: \'Ne kemi ardhur për të vrarë. Kjo është ajo që ata thanë, tregon Eric.
\"Ishte e tmerrshme, kishte të shtëna kudo\", thotë një tjetër student, Augustine Alanga për BBC, teksa shtoi se ishte \"patetike\" që universiteti ruhej vetëm nga dy oficerë policie.