14 gazetarë u vranë në Irak gjatë vitit 2014
Bagdad, 7 janar - Sipas raportit të publikuar nga Shoqata e Gazetarëve të Irakut të martën, në vitin 2014 , si pasojë e dhunës në këtë vend kanë gjetur vdekjen 14 gazetarë.
Në raport theksohet se gjatë vitit të kaluar 23 gazetarë kanë bërë padi ligjore për vepra si arrestime të paligjshme, dhunë ndaj banesave apo zyrave, me qëllim mosraportimin e ngjarjeve të ndryshme.
Raporti nënvizon se qeveria irakiane ka reaguar pozitivisht në përkrahje të medieve, duke anuluar proceset gjyqësore kundër gazetarëve dhe mediave, por kriminaliteti në vend mbetet i lartë dhe gazetarët irakianë përballen me sfida të mëdha në punën e tyre.