1,1 milionë euro investime për të fituar shtetësinë kroate
Zagreb, 25 gusht - Për të tërhequr investitorët e huaj Qeveria në Zagreb është duke shqyrtuar mundësinë për shitjen e shtetësisë për ata afaristë të cilët kanë qëllime serioze të investimeve në Kroaci. Por, meqë Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian, ende nuk ka ndonjë vendim se sa mund të kushtojë pasaporta kroate.
Qeveria ende nuk ka menduar për çmimin e pasaportës. Malta mund të jetë shembull, ngase kishte planifikuar shitjen e shtetësisë për 1.150.000 euro, por shpejt kishte hasur në kritika të ashpra të Brukselit.
Hungaria për më pak para ofron për investitorët shtetësinë e saj, ndërsa njerëzit e biznesit në Kanada dhe Hong-Kong me përvojën dhe kapitalin e tyre mund ta marrin shtetësisë e këtyre vendeve.