100 alpinistë ende të bllokuar nga tërmeti në Malajzi
Kuala Lumpur, 6 qershor - Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 alpinistë janë ende të bllokuar në malin Kinabalu në Malajzi, pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi zonën mëngjesin e së premtes.
Autoritetet lokale kanë gjetur trupat e pajetë të dy personave, ku njëra ishte një 12-vjeçare. Zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se alpinistët kanë qenë duke zbritur malin në momentin e rënies së tërmetit të fuqishëm.
Mali Kinabalu ka një lartësi mbi 4 mijë e metra dhe është një destinacion shumë i frekuentuar nga alpinistë që vijnë nga e gjithë bota.
Përpjekjet fillestare për të shpëtuar të mbijetuarit janë bllokuar nga moti i keq. Edhe helikopterët e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë pasi terreni ishte shumë i pafavorshëm për ulje, gjithashtu edhe rruga që të çon në majën e malit është tepër e rrezikshme, me gurë dhe shkëmbinj.
Sipas një zyrtari vendas, disa nga alpinistët e lënduar kanë ecur në këmbë deri në kampin më të afërt, ndërsa pjesa tjetër pritet të mbërrijnë në orët e para të së shtunës.
Tërmeti që tronditi zonën ishte aq i fuqishëm sa ka arritur të shkëmb edhe majën më të lartë të malin. Në fotot e publikuara në mediat ndërkombëtare të majës së malit, para dhe pas tërmetit, duket qartë edhe shkëmbi i shembur.