10 ngjarjet me kryesore të vitit 2011
Botë, 30 dhjetor - Kriza në zonën e euros, trazirat politike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, avaria në centralin bërthamor japonez Fukushima-1 kryesuan listën e 10 ngjarjeve më të rëndësishme të vitit në përfundim, e cila u përpilua nga mass mediat e BE-së.
Në këtë listë u përfshinë gjithashtu edhe trazirat e papara në qytetet e Britanisë së Madhe në muajin gusht, eliminimi i Osama bin Laden prej forcave amerikane të repartit të destinacionit të posaçëm, dasma e Princit britanit William dhe Kate Middleton.
Pastaj vdekja e themeluesit të kompanisë Apple Steve Jobs, akti i dyfishtë terrorist i kryer nga Anders Breivik në kryeqytetin e Norvegjisë, nënshkrimi i marrëveshjes për pranimin e Rusisë në OBT dhe mbyllja e së përjavshmes me shumë popullaritet në Evropë News of the World.