Vriten 12 turistë në një operacion të ushtrisë egjiptiane
Kajro, 14 shtator - Forcat e ushtrisë egjiptiane gjatë një operacioni kanë vrarë gabimisht 12 turistë meksikanë dhe egjiptian dhe 10 i kanë plagosur.
Ministria e brendshme e Egjiptit tha se operacioni është kryer në rajonin Al Vahad në Saharanë perëndimore ku forcat e ushtrisë egjiptiane kanë hapur zjarr ndaj 4 makinave duke vrarë 12 turistë dhe duke plagosur 10 të tjerë dhe të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.
Ministria e Jashtme e Meksikës, ka thënë se të paktën dy turistë meksikanë janë vrarë, përderisa dhjetëra të tjerë meksikanë dhe egjiptianë janë plagosur.
Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se do të zhvillojë hulumtime rreth incidentit.
Operacionet ushtarake vijnë pasi kohëve të fundit militantë të grupit të Shtetit Islamik, kanë thënë se kanë zbrapsur një sulm të ushtrisë egjiptiane, në kufi me Libinë.