22 Dhjetor 2024

Vizitorët rusë në Greqi pritet të tejkalojnë shifrën prej 1 milion

Athinë, 4 janar - Të dhënat e fundit tregojnë se vizitorët rusë në Greqi për këtë vit do të tejkalojnë shifrën prej 1 milion, shkruan e përditshmja greke \'\'Kathimerini\'\'.

Ndërkohë që tregu gjerman tregon një rritje të interesit prej 20 për qind në prenotime paketash turistike krahasuar me vitin 2012, që sugjeron se synimi rekord prej 17 milionë turistësh për vitin 2013 është i arritshëm.

Të dhënat e pritshmërive për këtë vit, sipas njoftimeve të së përditshmes greke \'\'Kathimerini\'\', kanë shumë gjasa të zbehin humbjet që turizmi grek ka pësuar gjatë vitit 2012, si një minimizim prej 8 për qind nga vit në vit të nivelit të turistëve gjermanë në vend, siç citon \'\'FVW\'\', revistë e tregut gjerman për udhëtimet turistike dhe ato të punës.

Shoqëria ajrore greke \'\'Aegean Airlines\'\' ka njoftuar për operimin e tre linjave të rregullta që lidhin Moskën me disa destinacione turistike në Greqi për sezonin turistik të vitit 2013 dhe po shqyrton shtime të linjave të tjera.

\'\'Mouzenidis Travel\'\', që ka rreth 51 qendra në të gjithë Rusinë dhe ka çuar drejt Greqisë rreth 300 mijë turistë nga ky vend përgjatë 2012, njofton për një rritje prej 100 për qind të prenotimeve nga Rusia për këtë vit në paketa turistike me destinacione qendrat greke të turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)