22 Dhjetor 2024

“Virgin Galactic SpaceShipTwo” për qëllime turizmi në hapësirë

Florida, 7 janar - Megjithëse paraja nuk mund të blejë lumturinë, me anë të saj mund të merrni një biletë për të zhvilluar një udhëtim në stacionin hapësinor. Nëse keni para ju mund të jeni udhëtari i ardhshëm i hapësirës. A do të bëhet i vërtetë udhëtimi në hapësirë për pjesën tjetër të botës?

“HowStuffWorks” thekson se kompani  si “Virgin Group” e Richard Bransonit pohojnë se mund ta realizojnë një udhëtim të tillë. Nëse jeni gati për një biletë 200 mijë dollarëshe dhe keni 20 mijë dollarë të depozituar në bankë mund të shkoni direkt tek “Virgin Galactic SpaceShipTwo” e Bransonit dhe të merrni një biletë. Kjo anije do të jetë mjeti i parë hapësinor, i cili do të hidhet për qëllime turizmi.

Milioneri Dennis Tito ishte turisti i parë që shkoi në hapësirë në vitin 2001. Ndërsa njeriu i shtatë që udhëtoi drejt hapësirës në vitin 2009 ishte një mjeshtër cirku, pronari i Cirque du Soleil,  Guy Laliberte.

Çdo fluturim do të zgjasë 2,5 orë dhe do të mund të shëtisë në orbitën e tokës 6 udhëtarë. Kjo do të thotë të jesh 110 km lart nga sipërfaqja e tokës. Udhëtarët do të fluturojnë nga vendqëndrimet e tyre në ajër dhe do të përjetojnë një eksperiment transformues të përcaktuar nga kompania CEO.

Nëse mendoni se udhëtimi është i shtrenjtë, mendoni njëherë koston e qëndrimit të varur në orbitë. Kostoja e stacionit ndërkombëtar hapësinor ndryshon në mes 35 e 100 miliardë dollarëve. Ky çmim përfshin mjetet, pajisjet, inxhinerinë, komunikimin dhe sistemet që mbështesin jetën.

Kompanitë “Canada\'s Space Island Group” dhe  “Hilton Hotels” po vëzhgojnë me dyshim objektivin e krijimit të një vendqëndrimi orbital për turistët hapësinor të së ardhmes. Për të arritur këtë objektiv teknologjia duhet të zhvillohet me hapa gjigant dhe të përshtatet nga ana ekonomike. Krahas kësaj dhe shëndeti i personit është shumë i rëndësishëm. Astronomët  përballen me ekspozimin ndaj radiacionit dhe humbjes së masave kockore. Me zhvillimin e turizmit hapësinor edhe qeveritë do të tregohen më të interesuara ndaj sigurisë se udhëtarëve.

Turizmi hapësinor është realizuar dhe është hapur që në vitin 2001. Mundësitë ekonomike kufizohen nga kostot e larta të teknologjive moderne dhe arritjes në orbitë, por nëse keni para biletat janë akoma në shitje. Edhe ju mund të shihni atmosferën hapësinore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)