22 Dhjetor 2024

Veseli: Turizmi vendor pret promovim në vend dhe në botë

Prishtinë, 27 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vizituar bjeshkët e Rugovës. Me këtë rast, kryekuvendari është bërë anëtar nderi i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpin \"Gjeravica\", dhe së bashku me promovuesin e bukurisë së natyrës së Republikës së Kosovës, Arben Islamin, u ngjitën në majën e Vjellakut.

Kryeparlamentari Veseli tha se turizmi kërkon angazhim për të ngritur cilësinë e ofertës, në veçanti në sektorin alpin, ngase, bjeshkët e Kosovës, janë pasuri e vërtetë e vendit tonë.

\"Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot, në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët, gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës\", tha Veseli.

Kryeparlamentari premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare \"Gjeravica\", duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate, si dhe programeve promovuese alpine të \"hiking njeri\", të drejtuar nga Arben Islami.

Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)