Vendet turistike më të rrezikshme për vajzat dhe gratë
Londër, 22 shkurt - Megjithëse destinacionet ekzotike të largëta mund të jenë eksperienca të paharrueshme për gratë dhe vajzat, ekspertët paralajmërojnë që ato duhet të mendohen mirë para se të zgjedhin destinacionin e radhës.
Ka vende mjaft të sigurta, padyshim, por ka edhe nga ato shtete ku gratë mund të ekspozohen ndaj ngacmimeve dhe në disa raste ekstreme, ndaj rrezikut.
Krimet e tmerrshme ndaj seksit femër janë bërë të zakonshme tashmë në vende, si India, por ka edhe vende të nxehta tepër popullore, si Turqia dhe Maroku, të cilat mund të mos jenë aq miqësore për femrat, sa mund të mendohen.
Bashkëthemeluesja e faqes International VVomens Travel Center, Julie Kreutzer, ka shkruar gjerësisht për çështjen e sigurisë së femrave që udhëtojnë dhe beson se ndershmëria është politika më e mirë kur vjen fjala për të diskutuar rreziqet me të cilat ato mund të përballen.
Përdhunimet nga bandat për vajzat dhe gratë vendase dhe turistet kanë arritur në nivele shqetësuese në disa pjesë të vendit.
Sipas disa raportimeve, çdo 20 minuta ndodh një abuzim seksual. Sipas Byrosë Kombëtare të të Dhënave për Krimin, krimet ndaj grave dhe vajzave janë rritur me 7.1% nga viti 2010.
Në fillim të këtij muaji, një studente japoneze u drogua dhe u përdhunua në veri të Indisë, ndërsa javën e shkuar, u publikua një video e dy grave që po përdhunoheshin nga disa burra.
Pjesa më e madhe e Brazilit mbetet në zgrip të dhunës së përhapur gjerësisht, kryesisht nga bandat kriminale dhe policat abuzivë.
Sipas Ministrisë vendase të Shëndetësisë, niveli i përdhunimeve është rritur me 157% në periudhën 2009-2012, diçka që lidhet me kulturën maço të vendit.
Stambolli është vetëm katër orë larg Londrës, me avion, por është si dita me natën kur bie fjala për qëndrimet ndaj grave.
Përdhunimi i mbetur në tentativë dhe vrasja e studentes 20-vjeçare, Ozgecan Aslan javën e shkuar, ngriti shumë shqetësime për dhunën gjinore në vend.
Krimi makabër ngriti në këmbë miliona gra, që protestuan për rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave, një temë ende tabu në Turqi.
Miliona turiste shkojnë në Tajlandë çdo vit, por vrasja brutale e turistëve britanikë, David Miller dhe Hannah VVitheridge, e cila u përdhunua, në Koh Tao shtatorin e shkuar ngriti shqetësime për sigurinë e vendit.
Sipas Qendrës vendase të Informacionit për Dhunën ndaj Grave, dhuna është një problem në rritje, që nxitet kryesisht nga përhapja e drogërave dhe alkoolit.
Pushimet në Sharme el-Sheik dhe Hurghada janë të lakmuara nga mjaft turistë që duan të shkojnë në Egjipt.
Mirëpo, pas revolucionit të 2011-s, vendi është trazuar nga paqënerueshmëria dhe nisja e një vale të paprecedentë dhune ndaj grave. Ulja e numri të policëve në rrugë e ka shtuar numrin e sulmeve seksuale.
Turizmi në Kolumbi ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. Edhe pse vendi ka luftuar për të tejkaluar problemet e së shkuarës, dhuna seksuale ndaj grave mbetet e përhapur gjerësisth, veçanërisht në zonat e varfra.
Bogota, kryeqyteti i vendit, i cili nuk ka një sistem hekurudhor por një rrjet autobuzash të kuq, ka transportin publik më të pasigurt (YouGov, 2014).
Edhe pse turizmi në shtetin afrikan po fuqizohet dhe popullariteti i tij është në rritje, ai mbetet një nga vendet më të rrezikshme në botë.
Kombi afrikan ka nivelet më të larta të përdhunimeve dhe abuzimeve seksuale, por edhe rrëmbimeve me armë. Në vitet 2012-2013, u raportuan më tepër se 66 mijë përdhunime.
Edhe Markoku ka të dhëna të varfra përsa u përket të drejtave të grave. Udhëtaret femra këshillohet që të vishen në mënyrë modeste dhe të mbulohen, nëse duan të shkojnë në vendin mysliman.
Edhe pse Zyra për të Huajt thotë se krimi i dhunshëm nuk është një çështje madhore në vend, ajo mbetet problematike për tursitet femra, sidomos ato që jetojnë vetëm.
Miliona amerikane, përfshirë edhe të famshëm me profil të lartë, udhëtojnë të sigurta në Meksikë, disa pjesë të vendit mbeten jashtë dorës së ligjit.
Vendet e preferuara turistike po mbahen nën kontroll, megjithatë, raportet për krimet e dhunshme dhe dhunën janë të vazhdueshme. Përdhunimet ndaj grave ndodhin kur ato udhëtojnë me transportin publik.
Shteti i Kenias ka ndërtuar një guidë të përsosur turistike për në jetën e egër dhe parqet safari. Megjithatë, reputacioni për dhunën ndaj grave mbetet i ulët. Sipas një raporti nga Fondi i Zhvillimit të Grave në Kombet e Bashkuara, gratë e të gjitha moshave, niveleve arsimore dhe grupeve sociale, janë subjekte të dhunës në Kenian urbane dhe rurale. 32% e vajzave kanë përjetuar dhunë seksuale, para moshës së rritur, sipas një raporti në 2010-n. Rrëmbimet dhe ngacmimet seksuale ndaj turistëve nuk janë të pazakonta.
Vendet me sistemin më të pasigurt të transportit për gratë
Bogota, Kolumbi
Meksiko, Meksikë
Lima, Peru
Nju Delhi, Indi
Xhakarta, Indonezi
Buenos Ajres, Argjentinë
Kuala Lampur, Malajzi
Bangkok, Indi
Moskë, Rusi
Manila, Filipine
Paris, Francë
Seul, Korea e Jugut
Londra, Angli
Pekini, Korea e Veriut
Tokio, Japoni
Nju-Jork, ShBA
YouGov, 2014