Velipoja pret pushues nga Kosova
Velipojë, 12 korrik - Velipoja është një nga plazhet e njohura të Shqipërisë, me një vijë bregdetare prej më shumë se 18 kilometrash. Këtë sezon veror atje është shtuar me rreth 30% numri i pushuesve, krahasuar me një vit më parë. Një pjesë e madhe prej tyre kanë ardhur nga Kosova.
Por krahas vlerësimit për këtë pasuri natyrore, pushuesit kërkojnë një menaxhim më të mirë të plazhit.
Nuk kanë me dëshirë të shkojnë në Durrës. Madje, nuk e duan me as Ulqinin, ku deri një vit me parë kanë pushuar me së shumti. Për Shëngjinin, as që mund të bëhët fjalë.
Durrësi ka një rërë të pashfrytezueshme. Në Shengjin rruga dhe era kanë problemet e veta, ndërsa takimi me plazhin verior duket së ka qenë shokues. Me së shumti, kanë ardhur vetëm për disa ditë dhe duan të qendrojnë gjatë këtu.
Kosovarët që takon në plazhin e Velipojes, që ketë vit janë me të shumtë së kurrë, duket se ndihen mirë në ketë vend. Madje, në pjesen me të madhe të plazhit të zë veshi dialektin kosovar, që ushton dhe dallohet nga shkodranishtja.
Më gjithë problemet që ka plazhi i Adriatiku verior, duket së ka për të qenë i preferuari i kosovarëve për ketë verë. Janë të kënaqur dhe janë ndjerë të mirëpritur në Velipojë.
Plazhi i ka ofruar atë që ndoshta nuk kanë mundur ta gjejnë në plazhet e tjera. Vetëm 32 kilometra larg Shkodres, nga grykederdhja e lumit te Bunes dhe deri ne lagunen e Vilunit, shtrihet plazhi i Velipojes.
Velipoja është një fshat me një vijë bregdetare afro 14 kilometra të gjatë. Rërë e imët, det i paster dhe një kompleks i tërë mjedisesh të lagështa formohen në harmoni me kenetën e Domnit, lagunen e Vilunit, delten e Bunes dhe Rezervatin e Gjuetisë.
Plazhi i Velipojes shfrytezohet kryesisht nga qytetaret e Shkodrës dhe banorët e zonave përreth, por gjatë ditëve të nxehta nuk mungojnë edhe pushuesit nga Kosova, pasi është plazhi verior me afer tyre.
Gjatë verës së vitit të kaluar, numri i pushuesve në Velipojë gjatë fundjaves arriti në 60 mijë persona, ndërsa gjatë ditëve të tjera të zakonshme plazhi veripërendimor vizitohej mesatarisht nga rreth 20 mijë pushues.
Mëgjithëse me një infrastrukture që lë shumë për të dëshiruar, sidomos segmenti i rrugës në të hyrë, Velipoja ofron për pushuesit e saj kënaqësi dhe ndryshim të plotë nga e përditshmja e zhurmshme e ditëve të tjera të vitit.
Fjala Velipojë vjen nga sllavishtja dhe do të thotë Fushë e Madhe (Veliko Polje). Plazhi i Velipojes është i rekomanduar për vlerat shëndetësore e kurative. Pushuesit mund të qëndrojnë në plazhin popullor, ku mund të vendosen me një cader në rërë, ose në plazhet private, të cilat janë të rrethuara dhe ofrojnë cadra e shezlone me cmime të arsyeshme.