USAID ndihmon hotelierët shqiptarë
Tiranë, 21 shtator - Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, USAID, po mbështet në Shqipëri shoqatën shqiptare të turizmit në veprimtaritë për të zhvilluar hotelerinë bashkëkohore.
Në këto takime po diskutohen sfidat aktuale dhe nevojat me të cilat përballen operatorët turistik Shqiptar si dhe prezantimi i koncepteve bazë për një menaxhim sa më efektiv të një biznesi turizmi.
Përfaqësuesja e shoqatës shqiptare të turizmit, Matilda Naço, thotë se \"projekti i USAID-it në bashkëpunim me BERZH-in, po ngrejnë një sistemi vlerësimi për cilësinë e hoteleve Authentic Albania, dhe po i nxit ato të plotësojnë standarte të larta shërbimi\".
Ndërsa shefi i projektit të USAID-it, Rritje Albania, Viktor Lubojeski, thotë se hotelet shqiptare është e nevojshme që të vizitohen si kudo në botë; të mund të merret cdo informacion dhe të prenotohet përmes internetit.
\"Shqipëria ka teërhequr tani një interesim gjithnjë e më të madh, dhe në fakt po vijnë këtu një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh të huaj. Kuptohet që secili prej tyre prêt dhe kërkon që këtu të gjejë standdarte sa më të larta shërbimi. Kjo është një kërkesë e thjeshtë, nëse duam që turistët të vijnë përsëri. Duhet një përmirësim i vazhdueshëm i prodhimit dhe shërbimeve që ofrohen në mënyrë që ata të kthehen përsëri\" - tha ai.
Projekti i USAID-it Rritje Albania po mbështet ndërmarrjet shqiptare të jenë më konkurruese në treg, të rrisin shitjet dhe të hapin vende të reja pune.
Projekti synon ta realizojë këtë nëpërmjet zgjerimit të tregut, rritjes së investimeve, dhe përmirësimit të cilësisë së fuqisë punëtore.