22 Dhjetor 2024

Urës së Terzive i kthehet bukuria historike pas rinovimit

Gjakovë, 21 nëntor - Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së BE-së, Znj. Burbuqe Bakija-Deva, Zëvendës Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarë komunal dhe partnerë u mblodhën këtë pasdite në Urën e Terzive në Gjakovë për të shënuar përfundimin e punëve katër -mujore të rindërtimit dhe rinovimit që ia ktheu  kësaj ure të shekullit XVIII shkëlqimin e saj origjinal.

Pamja e re u mundësua përmes projektit  të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE). 

Ky segment i veçantë i projektit u financua gjithashtu nga komuna e Gjakovës duke forcuar ndjeshëm partneritetin lokal.

Punimet filluan në muajin korrik dhe disa prej ndërhyrjeve përfshinë punime në gur dhe restaurimin e urës së vjetër, instalimin e energjisë elektrike dhe ndriçimin, pastrimin e zonës përreth dhe lumit duke përfshirë trajtimin dhe rregullimin e bregut të lumit, ndërtimin e shetitores, platformave prej betoni dhe druri për vizitorët, ulëseve si dhe gjelbërimin e zonës dhe mbjelljen e pemëve.

Historia e urës është shumë interesante. Ura “Terzi” është një arritje e jashtëzakonshme arkitektonike e shekullit të XVIII. Ura ka njëmbëdhjetë harqe gjysmërrethore të madhësive të ndryshme.

 Kjo urë është njëra nga të paktat të arkitekturës osmane në Kosovë dhe në Ballkan që qëndron edhe sot e kësaj dite dhe restaurimi i saj ishte një përpjekje shumë e rëndësishme siç është edhe konzervimi dhe ruajtja e mëtutjeshme për brezat e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)