22 Dhjetor 2024

UNWTO do të ndihmojë zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Tiranë, 7 mars - Shqipëria nënshkroi të mërkurën në Berlin një marrëveshje bashkëpunimi dyvjeçare me Organizatën Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) për të përmirësuar aftësinë konkurruese të sektorit shqiptar të turizmit.

Sipas marrëveshjes, UNWTO-ja do të japë ndihmë në tri fusha kryesore: marketing dhe promovim, përmirësimin e kapaciteteve dhe menaxhimin e destinacioneve turistike, si edhe lehtësimin e procedurave për turistët.

Shqipëria, e cila merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, është anëtare e UNWTO-së, që përbëhet nga 162 vende dhe më shumë se 400 anëtarë që përfaqësojnë sektorin privat, institucionet arsimore, shoqatat e turizmit dhe autoritetet vendore të turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)