Ulqini i përgatitur për pritjen sa më të mirë të kosovarëve
Prishtinë, 23 prill - Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe Organizata Turistike kanë prezantuar ofertën turistike për sezonin 2014. Në një prezantim me gazetar në Prishtinë, Gjeka ka treguar se Ulqini i ka bërë përgatitjet e duhura për ketë sezon.
Ulqini tashmë është i joshur dhe i pëlqyer nga kosovarët të cilët vijnë tradicionalisht, ne jemi shumë të kënaqur me turistët nga Kosova, dhe këto turistët përbëjnë shumicën e turistëve që vinë në Ulqin, ka thënë ai.