Ujërat e qytetit Bursa kanë hyrë në listat evropiane
Stamboll, 29 qershor - Ujërat e qytetit Bursa, që në Turqi njihet me gjelbërimin dhe historinë e hershme, kanë hyrë në listat evropiane.
Bursa e cila spikatet me jetën sociale dhe ujërat termale është zgjedhur si qyteti i parë anëtar në Unionin e Qyteteve Historike Termale të Evropës.
Bursa, një nga qytetet shtysë të ekonomisë së Turqisë, dallohet me veçoritë e saj historike dhe me ujërat termalë.
Dihet që këto ujëra termike gjatë gjithë historisë kanë qenë burim i shëndetit të mirë.
Në qytet ka ende hamame që kanë mbetur nga periudha Romake. Thuhet se mbretëresha bizante Teodara ka ardhur në Bursa së bashku me 500 shërbëtorë dhe ka pushuar në këtë qytet.
Gjithashtu edhe Sulltani i Madhërishëm Sulejman thuhet se ka ardhur në Bura së bashku me parinë shtetërore për tu kuruar.
Ndër emrat e shquar që kanë bërë reklamën e ujërave të Bursës janë mbretërit e Arabisë dhe të Libisë, Ataturku, dhe Elisabeth Taylor.
Ujërat termalë të Bursës bëjnë mirë për stomakun, reumatizmin, si dhe shumë sëmundje të tjera të ndryshme si dhimbje të kockave ose sëmundje të lëkurës. Gjithashtu ato kanë edhe shumë minerale pozitive që e rinojnë dhe e zbukurojnë trupin e njeriut.