U prezentua uebfaqja e përpunuar e turizmit
Prizren, 12 shkurt - Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) në Prizren organizoi prezantimin e uebfaqes së përpunuar dhe përditësuar të turizmit www.prizren360.com.
Përpunimi i uebfaqes është bërë në përputhje me praktikat e suksesshme moderne dhe paraqet një tjetër kontribut drejt zhvillimit të sektorit të turizmit.
Përmes kësaj uebfaqe turistët do të kenë mundësine të njihen më afër me kulturën dhe historinë e Prizrenit si dhe të informohen rreth potencialit dhe ofertave turistike të këtij qyteti. Uebfaqja është kompatibile me të gjitha pajisjet elektronike moderne dhe ofron informata të rëndësishme për turistët.
Përpunimi i uebfaqes u realizua në kuadër të projektit të UNDP-së Ndihmë Tregtisë që financohet nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandës.