22 Dhjetor 2024

Turqit po i mbyllin hotelet, turizmi në rrezik

Ankara, 22 mars - Përfaqësuesit e sektorit të turizmit në Turqi besojnë se 2016-ta do të jetë viti më i keq i mundshëm për vendin, sipas parashikimeve që ata kanë bërë e kanë quajtur si “skenari i keq”.

Përfaqësuesi i tregtisë, Antalias Davut Çetin, tha se rusët pothuajse nuk vinë fare në Turqi, dhe se numri i turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera evropiane është në rënie e sipër, transmeton Indeksonline. E gjithë kjo ka ardhur pas një serie sulmesh që kanë ndodhur kohën e fundit në Turqi, duke lënë të vdekur dhjetëra persona.

Po ashtu, përfaqësuesi i Shoqatës së Hotelerisë, Jusuf Hacisulejman tha se sipas rezultate të mëparshme dhe atyre që janë regjistruar tash shihet një rënie prej 8 miliardë dollarësh.

\"Tani kemi bërë vlerësime të reja, dhe mendojnë se humbjet janë shuma të mëdha që sillen në rreth 12 miliardë dollarë,\" tha ai.

Krejt kjo ndodhi pasi shumë turist shumica prej tyre gjermanë kanë anuluar udhëtimet që janë parashikuar të ndodhin në fillim të këtij vitit, por ato dështuan dhe kjo ndodhi për disa arsye, thotë zyrtarët.

E gjithë kjo problematik turistike rrezikon të mbesin pa punë rreth 100.000 njerëz, për shkak se shumë hotele mund të mbyllen.

Kujtojmë, se Turqia është bërë cak i ISIS-it me disa sulmet të njëpasnjëshme, duke lënë të vdekur dhjetëra persona dhe duke lënë të lënduar qindra të tjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)