22 Dhjetor 2024

Turqinë e kanë vizituar 29 milionë turistë

Stamboll, 24 nëntor - Në 10 muajt e parë të vitit Turqinë e kanë vizituar 29 milionë turistë. Numri i turistëve në muajin tetor është rritur me 0,37% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm dhe është realizuar me 3 milionë e 50 mijë e 981 turistë.

Sipas të dhënave të përkohshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe të publikuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit 274 mijë e 618 (pra 9,01%) nga 3 milionë e 50 mijë e 981 turistë që e kanë vizituar Turqinë në muajin tetor të këtij viti kanë qenë në Turqi për vizita njëditore.

Kurse numri i turistëve të huaj që e kanë vizituar Turqinë në periudhën janar-tetor 2012 është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 28 milionë e 807 mijë e 965 vetë.

Kurse numri i turistëve njëditorë që kanë ardhur në Turqi në po të njëjtën periudhë, janar-tetor, është llogaritur 1 milionë e 862 mijë e 596 (pra 6,47% e numrit total të turistëve të huaj që kanë preferuar Turqinë këtë vit).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)