Turqia vizitohet nga 5,4 milionë turistë të huaj në korrik
Ankara, 4 shtator - Numri i turistëve të huaj, që kanë vizituar Turqinë gjatë muajit korrik 2015, është rritur me 5,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 5,4 milionë.
Sipas informacioneve të përmbledhura nga raporti me titull Statistikat e hyrje-daljeve kufitare të muajit korrik 2015, publikuar në uebfaqen zyrtare të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, numri i vizitorëve, që kanë ardhur në Turqi gjatë gjysmës së parë të vitit, ka rënë me 2,37% në krahasim me 6-mujorin e parë të 2014-s, për një total prej 17 milionë e 54 mijë e 631 personash.