22 Dhjetor 2024

Turqia, vendi më i preferuar për pushime

Stamboll, 27 janar - Sipas indeksit të pushimeve “Vox” Turqia është renditur e para në listë si vendi më i preferuar në botë për të kaluar pushimet me 17,3%, e pasuar nga Anglia në vend të dytë me 11,7% dhe Meksika në vend të tretë me 10,6%.

Indeksi Vox Vacation Index është përgatitur duke marrë në konsideratë kursin valutor dhe nivelin e inflacionit të vendeve përkatëse.

Vendet më të lira, ku mund të kaloni pushimet, janë renditur kështu: Turqia, Anglia, Meksika, Kina dhe Kosta-Rika.

Kurse Rusia, me -28,4% ndodhet në fund të listës me 48 vende dhe që është përgatitur duke marrë në konsideratë edhe njësitë e monedhave kombëtare të zhvlerësuara përballë valutave të huaja për shkak të rritjes së inflacionin në vend.

Në vend të 44-ët të listës qëndron Kolumbia me -17,6%, në vend të 45-të Argjentina me -18%, në vend të 46-të është Afrika e Jugut me -24,6% dhe në vend të 47-të Brazili me -26,9%.

Në listën e vendeve më të përshtatshme për pushime kanë hyrë edhe India, e cila ndodhet në vend të 29-të, Tajlanda në vendin e 32-të dhe Koreja e Jugut në vend të 35-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)