Turqia vendi i 6-të më i vizituar në botë
Ankara 19 janar - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ëmer Çelik tha në Adana se Turqia është i gjashtë më i vizituar në botë dhe në fushën e turizmit tani ajo është një vend që luan në ligën e kampioneve.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha se Turqia është i gjashtë më i vizituar në botë dhe në fushën e turizmit tani ajo është një vend që luan në ligën e kampioneve.
Në fjalën që mbajti në qytetin e Adanës Ministri Çelik tha se Turqia nga 13,2 milionë turistë që mirëpriste në vitin 2002, në vitin 2013 ky numër u rrit me 170% dhe u ngrit në 36 milionë turistë.
Të ardhurat nga turizmi në vitin 2002 ishin 12,4 miliardë dollarë, ndërsa në vitin e kaluar (2013) të ardhurat arritën në 30 miliardë dollarë. Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit kanë luajtur ambasadorët turq, nënvizoi Çelik.