Turqia theu rekordin e te gjitha kohërave me 1.5 milionë turistë në janar
Ankara, 6 mars - Numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë në muajin janar i është afruar 1.5 milionëve, duke thyer kështu rekordin e të gjitha kohërave.
Rezervimet e hershme nga Gjermania janë dyfishuar, norma e shfrytëzimit (të hoteleve) është rritur me 28%, kurse të ardhurat me 10%. Turistët kanë rritur me 15% edhe sektorin e ushqimit.
Në janar të 2017-ës numri i turistëve që vizituan Turqinë ishte 1 milionë e 55 mijë e 474, kurse në të njëjtën periudhë të 2018-s numri është rritur me 38%.
Me këtë përqindje sektori ka regjistruar shifrën më të lartë të të gjitha kohërave për muajin janar, duke kapërcyer edhe shifrat e 2015-ës, që ka qenë viti më i mirë i turizmit turk.
Me 831 mijë turistë, Stambolli është qyteti që ka thithur më shumë turistë në Turqi. Në tregun gjerman deri tani turizmi turk është rritur me 10%, kurse në tregun rus me 70%.