Turqia synon rritjen e të ardhurave nga turizmi
Stamboll, 2 maj - Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Erturull Gynaj, i ndodhur për inspektime në qytetin antik Myra, në nënprefekturën Demre të Antalias, shpjegoi objektivat e turizmit turk për vitin 2012.
Erturull Gynaj vuri në pah se gjatë këtij sezoni, më shumë se numri i turistëve, synohet të rriten edhe më tepër të ardhurat nga sektori turistik.
Shefi i kulturës dhe turizmit turk theksoi se po punojnë për të përfshirë në prezantimin e turizmit të Turqisë edhe opsione si muzetë, rrënojat e qyteteve antike, vendet historike, restorantet, sofrat, turizmin e golfit, atë dimëror dhe turizmin e kongreseve, në mënyrë që vizitorët e huaj, por edhe ata vendas, të lënë më shumë të ardhura në vend.