Turqia pret një sezon të mbarë turistik
Ankara, 3 qershor - Mugla, një nga qytetet me potencialin më të lartë turistik në Turqi, ka filluar një sezon tepër të gjallëruar.
Provinca Daljan, me banjat e baltës dhe turet me anije e jahte, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara.
Qyteza Dalyan një qytezë e rrethit Mugla që është kthyer në Metropol, është një prej vendeve më të përzgjedhura turistike në botë.
Me rritjen e temperaturave qyteza është përballur që tani me dyndjen e turistëve. Turistët që vijnë në Dalyan gjatë shëtitjeve njëditore kërkojnë të kurohen në banjat me baltë dhe nuk largohen pa bërë një tur me jaht.
Interesi i madh i turistëve ka gëzuar edhe tregtarët, zejtarët dhe bizneset e kësaj qyteze.