22 Dhjetor 2024

Turqia pret 32 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi në 2014

Ankara, 16 mars - "Sektori i turizmit turk pret që 35 milionë turistë të huaj të vizitojnë Turqinë në vitin 2014 dhe të ardhurat në këtë sektor të arrijnë në 32 miliardë dollarë", tha Presidenti i Shoqatës së Agjensive Turistike Turke(TURSAB), Basharan Ullusoj.

Turqia ishte një nga destinacionet më të preferuara të turistëve ndërkombëtarë për vitin 2013.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në Krime, sektori i turizmit të Turqi do të arrijë kulmin në vitin 2014”, u shpreh Ullusoj.

Ai tha gjithashtu se sektori i turizmit turk do të rritet me 10-12 për qind në vitin 2014.

“Ne kemi si qëllim për të pritur më shumë se 35 milionë turistë në vitin 2014. Ky sektor do të kontribuojë në ekonominë turke me rreth 32 miliardë dollarë”, përfundoi kreu i TURSAB-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)