Turqia me rreth 8 miliardë dollarë nga turizmi në çerekun e tretë
Ankara, 1 nëntor - Të ardhurat e turizmit në Turqi kanë arritur në 8 miliardë e 227 milionë dollarë në çerekun e tretë të këtij viti.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të hënën raportin mbi të ardhurat nga sektori i turizmit për tremujorin e tretë të 2016-s.
Sipas raportit në fjalë, 6 miliardë e 647 milionë e 446 mijë dollarë nga totali i të ardhurave turistike gjatë kësaj periudhe janë regjistruar prej shpenzimeve individuale, ndërsa 1 miliard e 629 milionë e 564 mijë dollarë nga shpenzimet përmes paketave turistike.
TUIK-u njofton gjithashtu se 72 për qind e të ardhurave nga turizmi janë përfituar prej të huajve, ndërsa 28 për qind e tyre nga turqit me banim jashtë shtetit.