Turqia gati për sezonin e turizmit
Stamboll, 5 mars - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ertugrul Gunay mori pjesë në Workshopin e Turizmit që u mbajt dje në Izmir me pjesëmarrjen e burokratëve dhe përfaqësuesve të këtij sektori.
Në deklaratën që bëri pas workshopit Ministri Gynaj tha se në sezonin e ri synojnë të paktën 30 milionë turistë dhe 25 miliardë dollarë të ardhura.
Gynaj u ndal edhe në debatet që po zhvillohen lidhur me rregullohet për ndotjen akustike dhe pijet alkoolike në zonat turistike, ndërsa pohoi se punimet në lidhje me këto tema do të bëhen para fillimit të sezonit.