23 Dhjetor 2024

Turqia e interesuar për turizmin e Shqipërisë

Tiranë, 2 prill - Shqipëria përfaqëson një destinacion gjithnjë e më popullor turistik për të huajt, përsa i përket trashëgimisë së saj kulturore.

Këtë e deklaroi Kryetari i Shoqatës së agjencive turke të turizmit Gokhan Ozkan gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të Turizmit në Tiranë.

Sipas tij të dy vendet kanë karakteristika të përbashkëta, ndaj duhet shtuar shkëmbimi turistik. Grupi i operatorëve turq të turizmit vizitoi disa nga qendrat turistike në Shqipëri, me qëllim përfshirjen e tyre në guidat turke.

Shqipëria, një vend tërheqës për turizëm ka një klimë mesdhetare dhe verë të thatë. Në vijën e saj bregdetare prej 450 km ndodhen plazhe, mjaft tërheqëse për zhvillimin e turizmit dhe të sporteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)