Turqia, e dyta në botë për plazhet me Flamurin Blu
Stamboll, 22 dhjetor - Me flamurin blu në Turqi janë certifikuar 436 plazhe, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për turistët edhe në vitin 2016.
Projekti i përbashkët e Ministrisë së Kulturës dhe Shëndetësisë ka dhënë frytet e para. Turqia është renditur në vend të dytë të listës së vendeve me numrin më të madh të plazheve të pajisur me flamurin blu.
Me flamurin blu në Turqi janë certifikuar plot 436 plazhe. Fondacioni Ndërkombëtar për Edukimin Mjedisor, komplekset që plotësojnë kriteret e duhura në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, kritere të cilat janë 33 për plazhet dhe 25 për marinat, i certifikon me flamurin blu.
Sot turistët preferojnë që zona ku do të kalojnë pushimet të jetë e pajisur me flamur blu.
Pritet që në vitin 2016 të ketë rritje të numrit të turistëve që do të vizitojnë Turqinë.