Turqia arrinë numer rekord të vizitorëve të huaj
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Omer Çelik (Ömer Çelik) publikoi shifrat e turizmit për muajin korrik.
Sipas të dhënave të reja, muaji korrik ka shënuar një rritje me 13,52% për sa i takon numrit të vizitorëve.
Numri i turistëve nga 4 milionë e 593 mijë e 511 që ka qenë në muajin korrik të vitit 2013, në të njëjtën periudhë të vitit 2014 është rritur në 5 milionë e 214 mijë e 519 turistë, cilësoi ministri Çelik.
Vendin e parë në listë e zënë rusët, të cilët përbëjnë edhe 15,45% të vizitorëve të huaj, pastaj vijnë gjermanët me 733 mijë e 862 turistë, të pasuar nga anglezët me 423 mijë e 226 vizitorë.
Për sa i takon renditjes së provincave turistike që kanë preferuar gjatë kësaj periudhe vizitorët e huaj janë përkatësisht, Antalia, Stambolli dhe Mulla.