Turqi, rriten të ardhurat nga turizmi në 12 miliardë dollarë
Ankara, 1 nëntor - Institucioni i Statistikave të Turqisë, publikoi statistikat e të ardhurave nga turizmi.
Të ardhurat nga turizmi në çerekun e tretë që përfshinë muajt korrik, gusht dhe shtator janë rritur për 4,7% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të ardhurat u realizuan me një shifër për afërsisht 12 miliardë dollarë. Ndërsa mesatarja e shpenzimeve të turistëve për kokë ishte 721 dollarë.
79,6% të të ardhurave vijnë nga vizitorët e huaj, ndërsa 20,4% nga vizitorët e brendshëm. Ndërkaq të ardhurat për periudhën në fjalë u rritën për 15,4%.
Bëhet e ditur se edhe numri i qytetarëve që udhëtuan jashtë vendit u rrit me 49,9% në krahasim me vitin e kaluar.