Turqi, numri i turistëve në 10 vitet e fundit rritet për 144 për qind
Stamboll, 1 mars - Numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë në 10 vitet e fundit është rritur me 144,8 për qind.
Nga 12 milionë e 927 mijë e 693 që ishte në vitin 2002, numri i turistëve që erdhën vitin e kaluar në Turqi u rrit në 31 milionë e 655 mijë e 188 turistë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë në 10 vitet e fundit është rritur me 18 milionë e 727 mijë e 496 vetë.
Po ta shikojmë rritjen e numrit të turistëve të shprehur në përqindje, rritja më e madhe është realizuar në Irak.
Numri i turistëve irakianë që kanë vizituar Turqinë këto 10 vitet e fundit është rritur me 3 mijë e 418,1për qind.
Iraku ndiqet nga Katari me 1 mijë e 507,7 për qind, Brazili me 975,7 për qind dhe Argjentina me 914,1për qind.
Po të shikojmë rritjen numerike të turistëve, vëmë re se rritja më e madhe është regjistruar në numrin e turistëve rusë. Në 10 vitet e fundit numri i turistëve që kanë ardhur nga Rusia është rritur me 2 milionë e 676 mijë e 713 turistë.
Rritja që është shënuar në numrin e turistëve që kanë ardhur nga Rusia ne Turqi në 10 vitet e fundit është realizuar më shume se numri i turistëve që kanë vizituar së bashku Turqinë në vitin 2012 nga kontinentet e Amerikës dhe Afrikës.
Në rritjen e numrit të turistëve pas Rusisë vjen Gjermania me 1 milionë e 473 mijë e 478 turistë dhe Anglia me 1 milionë e 453 mijë e 961 turistë.