23 Dhjetor 2024

Turqi do te stimuloj aeroplanët që sjellin turistë në Antalya, Muğla dhe Izmir

Ankara, 28 dhjetor - Ka marrë start fushata për promovimin në mbarë botën të Markës së Turqisë, përmes të cilës bota do të njihet edhe me historinë e suksesit të Turqisë.

Tani është gati fushata e promovimit, e cila do të sjellë kontribute pozitive në perceptimin e markës turke brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Ahmet Davutollu Fushatën e Promovimit të Markës së Turqisë e filloi nga Stambolli.

Fushata është përgatitur në gjuhë të ndryshme dhe me kontributin e shumë emrave të njohur.

Mbështetjen e tij ndaj fushatës Kryeministri Davutollu e tregoi me kravatën me ngjyra të njëjta me atë të reklamës.

-“Me markën e re të saj Turqia do të fillojë ti tregojë botës historinë e gatuar me qytetërimet mijëravjeçare”, u shpreh Kryeministri.

Në fjalën përshëndetëse Davutollu u dha 2 lajme të mira edhe drejtuesve të sektorit turk të turizmit, që është prekur nga kriza me Rusinë.

-“Stimulimet e veçanta që sot jepen vetën për 8 vendet që bëjnë pjesë në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zgjerohen në 27 vende. Mbështetja që do të jepet për aeroplanët që do të sjellin turistë në aeroportet e Antalya-s, Muğla-s dhe Izmirit nuk do të zbatohet për një kategori të caktuar avionësh, por për avionët që do të vijnë nga të gjitha vendet, cila do qoftë pika e tyre e nisjes”, - sqaroi shefi i qeverisë së Ankarasë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)