Turqi të ardhurat e turizmit në 2013-n u rritën me 11,4%
Ankara, 1 shkurt - Sipas shifrave që ka publikuar së fundi Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK), të ardhurat e turizmit në 2013-n krahasuar me një vit më parë janë rritur me 11.4% dhe kanë arritur në 32 miliardë e 424 mijë dollarë.
urqia vazhdon punimet për zhvillimin e Turqizmit.
Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi të dhënat e turizmit për vitin 2013.
Të ardhurat e turizmit krahasuar me një vit më parë janë rritur me 11.4% dhe kanë arritur në 32 miliardë e 424 mijë dollarë.
Të ardhurat e turizmit në tre muajt e fundit të vitit 2013, janë rritur me 5.5% dhe kanë arritur në 7 miliardë e 765 milion e 343 mijë dollarë.
Kurse numri i vizitorëve në tremujorin e fundit të vitit në fjalë u rrit me 8.6%.
Sipas informacioneve të Institutit, një vizitor ka shpenzuar rreth 956 dollarë.
Ndërsa numri i nënshtetasve turq që kanë dalë jashtë shtetit në 2013-n u rrit me 33.3 % duke arritur në 1 milion e 962 mijë e 893 vetë.