Turizmi turk shënon rritje të jashtëzakonshme
Stamboll, 29 prill - Shifrat e statistikave për turizmin premtojnë një sezon të mirë. Të ardhurat nga turizmi janë rritur me 28,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të ardhurat e sezonit të parë të turizimit për këtë vit, që përfshin muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2011.
Rritja me 28,5% e të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar i gëzoi investitorët në sektorin e turizmit.
Rritje është shënuar edhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Turqinë, duke u rritur me 17,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E shprehur në shira kjo rritje është e barabarte me 3 milionë e 600 mijë turistë, dhe rreth 800 mijë prej tyre janë qytetarë me origjinë turke që jetojnë jashtë Turqisë.
Ndërsa shpenzimet për turizmin pësuan një rritje në masën 20,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.