22 Dhjetor 2024

Turizmi turk pret një sezonë të majmë

Stamboll, 3 shkurt - Këto dy vende të Afrikës së Veriut me dalje në Mesdhe këto ditë janë përfshirë nga trazira të mëdha.

Rezervimet e bëra në këto dy vende që sigurojnë të ardhura të rëndësishme nga turizmi, janë anuluar, dhe turistët po kthehen në vendet e tyre.

Nëse ngjarjet do të vazhdojnë, atëherë këtë vit, Turqia do të jetë në qendër të vëmendjes.

Agjencitë turistike këtë vit presin një rritje të madhe në prenotime. Në vit, në Egjipt shkojnë 16 milionë turistë, ndërsa në Tunizi 10 milionë.

Këto dy vende të nxehta, sidomos në muajt e dimrit, mirëpresin një numër shumë të madh turistësh nga Evropa dhe Rusia, vende që gjenden në brezin e klimës së ftohtë.

Por për shkak të kryengritjeve të popullit, në këtë kohë, në këto dy vende, pushimet konsiderohen të rrezikshme.

Edhe Unioni i Agjencive Turke të Udhëtimit, ka anuluar turet për në Egjipt.

Ndërkaq, kompanitë e tjera turistike të huaja e kanë kthyer timonin drejt qendrave të tjera të turizmit në Detin Mesdhe, dhe sidomos nga Antalja.

Ndërsa 700 belgë, që ishin duke pushuar në qytezën Taba, që gjendet në kufirin ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, kanë ardhur në Antalja.

Një pjesë e turistëve, kanë udhëtuar nga Antalja për në atdheun e tyre, ndërsa një pjesë tjetër kanë preferuar ti vazhdojnë pushimet në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)