Turizmi shqiptar me i dobët se vitet tjera
Tiranë, 23 korrik - Përfaqësuesi i Shoqatës Shqiptare të Turizmit për operatorët dhe agjencitë turistike, Sokol Hoxha, thotë se këtë vit situata e turizmit në Shqipëri është përmirësuar, por ai shton se ka ende probleme përsa i përket luftës kundër informalitetit, apo shmangies së rradhëve të gjata të pritjes në pikëkalimet kufitare.
Ai thotë gjithashtu, se marrëveshjet ndërqeveritare të vendeve të rajonit në fushën e turizmit, është e nevojshme të shoqërohen me afate konkrete për zbatimin e tyre.
"Nga Velepoja deri në Sarandë, hotelet e mirëfillta janë të rezervuara të gjitha. Mund te ketë prej 10 deri 20 për qind boshlleqe sepse po varet nga koha e pa pershtatshme, etj. Në qoftëe se shohim situaten komplekse të turizimit shqiptar mund të themë është me e dobët se vitet tjera. Edhe akomodimet private, restorantet, shelzonet kanë pune por me pak së vitet tjera", thekson Hoxha.