22 Dhjetor 2024

Turizmi, Shqipëria e fundit në Europë

Tiranë, 26 maj - Kushtet që Shqipëria ofron për turizem e rendisin atë në radhet e  fundit të listes së vendeve europiane.

Në raportin e përvitshem të Forumit Ekonomik Botëror, për konkurueshmerinë e industrisë së turizmit dhe atë të udhëtimëve, nga 42 shtete europiane të përfshira në ketë studim, Shqipëria pozicionohet në vendin e 39 duke lenë pas Armeninë, Moldavinë dhe Bosnje-Herzegovinen.

Perllogaritja e këtij indeksi behet duke vlërësuar 3 tregues atë të kuadrit rregullator për industrinë e turizmit, zhvillimi i infrastruktures dhe kapaciteti i burimeve njerëzore dhe natyrore. Edhe sipas këtyre treguesve pozicionimi i turizmit shqiptar le për të dëshiruar.

Sipas këtij raporti në Shqipëri vazhdon të ngelet problem cështja e titujve të pronësisë, parregullsia e të cilëve e rendit Shqipërinë në vendin e 126-të në nivel ndërkombëtar.

Turizmi shqiptar ia ka dalë të jetë në vendet e para të toplistes botërore vetëm persa i perket të qenurit vend i hapur, disponibel, për pritjen e turistëve të huaj për të cilen Shqipëria mban vendin e 2-të.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)