Turizmi në Shqipëri kotribuoi me 287.9 miliard lekësh në ekonomi
Tiranë, 20 shtator - Kontributi i Turizmit shqiptar në PPB për vitin 2011 kap vlerën monetare 81.4 miliard lekë ndërsa kontributi total i turizmit në ekonomi për vitin është në vlerën monetare 287.9 miliard lekë.
Ky raport është publikuar për Shqipërinë nga këshilli Botëror i Turizmit dhe udhëtimeve , prezantuar nga Ministri i Kulturës Aldo Bumçi në simpoziumin me temë Turizmi shqiptar në Rrugën e zhvillimit.
Gjithashtu sipas raportit kontributi direkt i sektorit të turizmit në punësim ka gjeneruar 51.000 vende pune.
Pjesë e simpoziumit ishin edhe përfaqeues të cilët mbeshtesin sektorin e turizmit në vend. Në fjalën e tij Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri Jim Barnhart tha se në Shqipëri ka përmirësime të kuadrit ligjor në drejtim të turizmit edhe dhe kemi gjetur një bashkëpunim.
Ndërsa Drejtori i programit të zhvillimit ekonomik Helmut Mueller Glodde, tha se rritja e punësimit të rinjëve çon në struktura të vazhdueshme, pasi pa zhvillim ekonomik burimet natyrore përfshirë trashëgiminë kulturore do jetë vështirë të iniciohet një turizëm i zhvilluar