Turizmi në Alpet shqiptare
Shkodër, 2 korrik - Komuna Kelmend në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit organizuan takimin "Koordinimi i Ndërhyrjeve për Zhvillim Vendor në Komunën e Kelmenit" ku merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal të Shkodrës, donatorë si dhe përfaqësues të agjencive të ndryshme financuese dhe promovuese që veprojnë në këto zona.
Alpet shqiptare janë atraktive, thotë alpinistja Barbara Hausman, e cila prej dhjetë vitesh punon në zonën veriore me qëllim promovimin e zonës. Ajo së bashku me televizionin shtetëror zviceran po punojnë në një dokumentar për këtë zonë, raporton abcnews.
Ndërkohë në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për përmirësimin e rrugëve dytësore e lokale mbështetur nga shumë donatorë ndërkombëtarë ka nisur puna për zbatimin e këtyre investimeve, siç është edhe aksi Hani i Hotit-Vermosh.
Ushqimet tradicionale të zonës, veshjet karakteristike, tradita dhe bujaria e banorëve të zonës mbeten në mendjen e çdo turisti që shkon në zonën e Kelmendit. Me një aktivitet, ku u bë promovimi i kuzhinës vendase dhe i shtëpive mikpritëse, u hap sezoni turistik edhe në Vermosh. (