Turizmi ndihmon rimëkembjen e ekonomisë spanjolle
Në muajin maj, 5,4 milionë persona kanë vizituar vendin iberik, një rritje me 5,8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, por janë Zvicra dhe SHBA-të që janë në krye të renditjes me numrin më të madh të turistëve për këtë gjysmë të parë vitit.
Rreth 25,3 për qind e turistëve të ardhur në Spanjë kanë preferuar Katalonjën, gati 5 milionë persona.
Rajoni i Barcelonës ka regjistruar rritjen më të madhe të numrit të vizitorëve të huaj, me 12,8 për qind krahasuar me vitin 2011.