Turizmi i Maqedonisë prezantohet në Itali
Shkup, 15 prill - Me guidë turistike në gjuhën italiane këtë vit vlerat turistike, kulturore dhe natyrore të Maqedonisë do të prezantohen para turistëve italianë.
Autori i guidës, italiani Fabio Kotifava vlerëson se Maqedonia deri tani ka qenë destinacion i panjohur turistik për bashkatdhetarët e tij.
Guida turistike është pjesë e një iniciative rajonale për të nxitur turizmin. Sipas Ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi vizitorët nga Italia përbëjnë rreth 1% të numrit të përgjithshëm të turistëve në vend, ndërsa me realizimin praktik të këtij projekti, numri i tyre këtë sezon pritet të jetë më i madh.
\"Për të gjetur diçka jashtë vendit, që nuk është në Itali është shumë e vështirë, por interesante për turistin italian janë aspektet kulturore, folklori dhe tradita, që në Itali nuk ekzistojnë më. Kur krijojmë turne theksojmë kulturën dhe folklorin e vendit, që ju akoma i keni dhe mjerë ju nëse i humbni!\", u shpreh Fabio Kotifava, autor i Guidës turistike për Maqedoninë në gjuhën italiane.